Sociologu serb Sreçko Mihailoviq gjatë prezantimit të anketës së opinionit publik të Demostatit, ka treguar se rezultatet e hulumtimit tregojnë se 47 për qind e të anketuarve në Serbi, jetojnë njësoj si dhjetë më parë.
Hulumtimi është kryer “ballë për ballë”, me 1,600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj, transmeton Telegrafi.
Rezultatet tregojnë se 41 për qind thanë se u mungon shumë një jetë e denjë, ndërsa 48 për qind të anketuarve janë deklaruar edhe lidhur me aktivitetet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë.
Pra 48 për qind e të anketuarve i cilësuan si rezultate të dobëta në standardin e qytetarëve, në veçanti e cilësojnë si shumë të dobët gjendjen në fushën e shëndetësisë, ekonomisë dhe arsimit.
Sipas Mihailoviqit, 11 për qind të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/