Në “Tabanoc” për hyrje në vend pritet rreth 1 orë, në “Bogorodicë” për dalje rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thonë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.