Dita e nesërme, data 4 prill do të jetë historike për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm. Pasi nga nesër do të filloj të realizohet ëndrra e kahmotshme për bashkimin e Maqedonisë,Kosovës dhe Shqiprisë, përmes një projekti madhështor siç është Korridori 8.
Nesër do të hidhet gurëthemeli i rrugës kombëtare, rrugës ekonomike, rrugës së ëndrrave të shqiptarëve, projekt ky që do të realizohet nga konzorciumi amerikano-turk, Bechtel -Enka.
Ky projekt cilësohet si projekti më i madh që nga historia e pavarësisë së Maqedonisë dhe kap vlerën mbi 1.3 miliardë euro.
Tashmë nëpër rrjete sociale ka filluar dhe shpërndarja e një posteri promovues për ketë ngjarje madhështore.
Korridori 8 po jetësohet!