Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Sipas konstatimit të ekipit emergjent, 18-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.
Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24-orësh ka bërë të ditur se rasti po hetohet.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM MBI VDEKJEN
“Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Është raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartësia e një objekti dhe si pasojë e plagëve te marra ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”. /Reporteri.net/