Ngjarjet në Gaza/ Von der Leyen përballet me disa protestues në Bosnje e Hercegovinë

Sot, një grup aktivistesh e pritën Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para ndërtesës së Presidencës së BeH-së dhe me atë rast vendosën pankarta për ngjarjet aktuale në Gaza.

“BE-ja dhe Von der Leyen janë bashkëpunëtorë në gjenocidin në Gaza”, “Ndalo zjarrin tani”, janë vetëm disa nga mesazhet e këtyre aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Kujtojmë se Ursula von der Leyen mbërriti mëngjesin e sotëm për të vizituar Bosnje-Hercegovinën dhe u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Është planifikuar që Von der Leyen sot të marrë pjesë në disa aktivitete të tjera në zonën e Kantonit të Sarajevës, ndërsa në ora 11:30 është paraparë një konferencë për media me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.