Njohësi i rrethanave politike njëherë edhe publicisti maqedonas, Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për kërkesën e VMRO-së që BDI-ja të del nga Qeveria.
Sipas Nikollovskit kërkesa e një partie politike maqedonase të ndikojë tek trupi votues shqiptar është “papjekuri” dhe e gabuar.
“Ajo u dëshmua më herët, në kohën e Zoran Zaevit, kur ai mendonte se do të bëjë Qeveri pa BDI-në. Por, edhe njëherë shqiptarët dëshmuan se vet zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë dhe mendoj se ndikim të tillë nuk mund të ketë. Realiteti dhe numrat bëjnë që dikush të formojë Qeveri ose jo. Mendoj se porositë e Hristijan Mickoskit tregojnë papjekuri dhe janë të gabuara, sepse pas zgjedhjeve do të shihet se me kë ai do të formojë Qeverinë”, tha fillimisht Nikollovski.
Shton se nëse BDI-ja do t’i ketë numrat, (shumicën tek shqiptarët) dhe nëse ai “Mickoski“ dëshiron të formojë Qeveri, me patjetër do të pajtohet edhe të bëj kompromis pikërisht me Ali Ahmetin dhe BDI-në, nga ajo nuk mund të ikësh. /indeks.mk/