Nikollovski: Qeveria pa BDI-në vështirë të funksionojë, shqiptarët i përfaqëson partia fituese

Njohësi i rrethanave politike njëherë edhe publicisti maqedonas, Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur për kërkesën e VMRO-së që BDI-ja të del nga Qeveria dhe ka thënë se kjo kërkesë e kreut të opozitës maqedonasë është e palogjikshme, sepse sipas tij, interesat e shqiptarëve në këtë shtet përfaqësohen nga partia fituese.

Sipas tij, Mickoski mund edhe të kopjojë Zaevin, duke kërkuar BDI-në në opozitë, por sipas tij, kjo nuk është politikë pragmatike.

Shton se një Qeveri pa BDI-në vështirë të funksionojë.

“Pse atëherë shqiptarët do të shkonin në zgjedhje, nëse do përfaqësoheshin nga një parti që nuk i ka fituar zgjedhjet, ajo është e palogjikshme. Sepse, interesat e shqiptarëve do të duhej të përfaqësoheshin nga një parti që i fiton zgjedhjet dhe një gjë e tillë tashmë është e dëshmuar. Ai mund të mundohet të bëj një gjë të tillë me parti të vogla të shqiptarëve, por se si ajo shumicë do të funksionojë është dëshmuar në praktikë se është e vështirë dhe nuk do të ketë stabilitet”, deklaroi Nikollovski./indeks.mk/