Nis largimi i pengesave për zgjerimin e “Rrugës së Kaçanikut” që lidh Shkupin me Prishtinën

Një ditë para skadimit të afatit, pronarët e rrethojave në “Rrugën e Kaçanikut” kanë filluar të largojnë të njëjtat pasi paraqesin pengesë për zgjerimin e kësaj rruge, që aktualisht lidh Shkupin dhe Prishtinën. Bëhet fjalë për rrugën magjistrale që të çon në pikën kufitare “Bllacë”.