Nisin takimet për Asociacionin në Bruksel, Lajcak takon Petkoviqin
Në Bruksel sot pak pas orës 09:00 ka filluar takimi ndërmjet drejtorit të Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Petkoviç dhe Lajçak u takuan në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) përpara raundit të ri të dialogut.
Pritet që tema më e rëndësishme e takimeve në Bruksel të jetë formimi i Asociacioni i Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.
Gjatë ditës së djeshme, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që i zhvilloi gjatë kësaj jave në Kosovë dhe në Serbi lidhur me procesin e negociatave.
Përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, Lajçak ka thënë se fokus i plotë për normalizimin e raporteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.