Njëzet vjet pa bilbilin e këngës shqipe, Fitnete Rexha

Në 14 gusht 2003 u nda nga jeta Fitnete Rexha (1931-2003) , një prej mbretëreshave të këngës popullore, zëri i bilbilit të Shqipërisë së Mesme. Ka realizuar me mijëra koncerte, me një repertor prej 900 këngësh.

Vështirë të gjesh qytet, fshat, shkollë, qendër, zona malore, fshatra të largët, ku kjo artiste të mos ketë debutuar e përçuar këngën e saj. Fitnete Rexha si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore ka marrë pjesë në koncerte në mbi 44 shtete, por dhe në festivale botërore si: Festivali Ndërkombëtar i Rinisë Moskë 1957, Festivali i Vjenës, i Helsinkit, Dizhon në Francë, Greqi,Turqi, e shumë vende të Evropës.

Zëri i saj i mrekullueshëm, repertori i larmishëm, tingujt e melodisë popullore dhe hareja e këngës e bënë atë të dashur, të kërkuar e të duartrokitur në Shqipëri e në vendet ku ajo ka kënduar, duke patur një vlerësim maksimal nga personalitete e juri të ndryshme ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së saj artistike është vlerësuar me mjaft medalje, çmime e tituj nderi si: “Fisnikëria e Tiranës” (2003) nga Shoqata “Tirana”; “Mirënjohje dhe nderim për promovim të vlerave artistike kombëtare” (2003) nga AKKVP; “Mjeshtre e Madhe e Punës” (2007) nga Presidenti i Republikës, etj.

(Haki Selimi, 14 gusht, Facebook)