Moderatorja e njohur, Aulona Musta, prej disa ditësh është duke bërë pushime në Turqi. Atje ndodhet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.
Aulona është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e shumtë detaje të ndryshme nga ky udhëtim.
Edhe pse videon në fjalë e ka publikuar për të treguar natyrën e bukur, në fakt gjithë vëmendjen e ka marrë fillimi ku ajo shfaqet brenda në vaskë në dhomën e hotelit.
“A nuk është kjo pamja me të cilën do të donit të zgjoheshit çdo ditë? E në mos, jo çdo ditë, të paktën me pushime ?’, shkruan Aulona bashkëngjitur me videon.