Nuk ka pritje të gjata për dalje nga Maqedonia e Veriut, thonë nga LAMM

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, informon LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për dalje dhe hyrje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është më i rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me atomjetet, posaçërisht nëpër rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për shembje. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.