Deputeti Oleksandr Merezhko anëtar i parties “Verkhovna Rada”, si dhe kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndër-parlamentar të Ukrainës, në një intervistë ekskluzive për “CIVIL Media”, flet për sfidat e ashpra të kombit ukrainas në përpjekjen e tij për të ndalur pushtimin brutal rus dhe çlirimin e territoreve të pushtuara, si dhe për gjenocidin e kryer nga agresori rus, përcjell PRESSonline.al
Deputeti ukrainas, njëkohësisht profesor i së drejtës ndërkombëtare, në intervistë mes tjerash thotë se neni 51 i Kartës së OKB-së, i jep të drejt vendit viktimë nga agresioni që të luftojë për mbrojtje nga agresori.
Ai në intervistë thekson se rruga euroatlantike e Ukrainës nuk është më çështja nëse, por kur Ukraina do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Sipas tij, Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësim në BE jo më vonë se fundi i këtij viti.
Në intervistë, Merezhko flet edhe për miqtë siç i quan ai të vërtetë, mes të cilëve bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, dhe ata të cilët që në fillim të pushtimit të plotë rus llogaritën dhe dërguan ndihma humanitare.
Intervista e plotë: