I mirënjohuri, Arbër Hajdari, po e kryen edhe shtyllën e pestë të Islamit e që është, Haxhi.
Ai ka sjellë pamje ku tregon se është në Mekë për ta vizituar Qabenë që ndryshe quhet Shtëpia e Zotit, shkruan ”Kosovarja”.
”Haxh 2023. Zoti ju bekoftë të gjithëve familjarisht”, ka shkruar ai në mbishkrim të videos.
Kujtojmë se, Arbëri është themeluesi i nismës më të madhe sociale në Shqipëri, fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili synon të përmirësojë shoqërinë, të ndihmojë njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria dhe të udhëheqë të rinjtë. drejt realizimit të veprave të mira.
https://www.instagram.com/reel/Ct4kDZ2oksD/?igshid=YzcxN2Q2NzY0OA==