Osmani: Lufta kundër korrupsionit është kërkesa e parë e qytetarëve

Shefi i diplomacisë së shtetit, Bujar Osmani në emisionin “Klan Debat”, ka thënë se shqetësimi më i madh i qytetarëve është lufta kundër Korrupsionit.

Përveç kësaj, Osmani tha se në interes të qytetarëve është ekonomia dhe stabiliteti ekonomik e jetësor.

“Pyetni qytetarët në anketë , e para sfidë është stabiliteti ekonomik, e dyta është lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Osmani.