Osmani: Sulmi i spitalit dhe shkollës në Gaza, akt çnjerëzor

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani ka dënuar sulmin e mbrëmjes së djeshme në spitalin Al-Ahli në Gaza, ku si pasojë qindra njerëz mbetën të vrarë, përcjell TV21. Osmani thotë se autorët duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi.

“Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt çnjerëzor i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht. Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Osmani.