Pa energji elektrike një pjesë e komunave të Aerodromit dhe Sarajit

Disa pjesë të komunave Saraj dhe Aerodrom në periudha të ndryshme të ditës do të mbesin pa energji elektrike.

Siç informon QRMK Shkup, nga ora 09:00 deri në 11:00 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të QT Skopjanka dhe ndërtesat midis bulevardeve “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Jane Sandanski”, ndërsa nga ora 09:00 deri në 14,00 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Arh. Sotir Tomovski”, një pjesë e rrugës “Mite Bogoevski” dhe një pjesë e rrugës “Zhorzh Bize” në Aerodrom.
Nga ora 08:30 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Krushopek, në komunën e Sarajit, nga ora 08:30 deri në 11:00 shfrytëzuesit e rrugës “Dimitar Blagoev” dhe “Gjorgji Andreeviq Kun”, ndërsa nga ora 12:00 deri në 14:00 shfrytëzuesit e bulevardit “Serbia” – firma “MIKRO ASU”, “EUROPAP SHPK”, dhe “KASA LOKS SHPK”, në komunën e Aerodromit.