Pa ujë një pjesë e Komunës Qendër

 NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” -Shkup njofton se sot, për shkak të ndërrimit të mbyllësit të rrjetit të ujësjellësit në objektin e SHA „Prosvetno Delo“, nga ora 08:30 deri në përfundimin e intervenimit, ndërprerje me ujë do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Dame Gruev” dhe një pjesë e rrugës “Kiril dhe Metodij” në Komunën Qendër.

Për shkak të largimit të defektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Sllavej Planina” pn, nga ora 08:00 deri në përfundim të intervenimit, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët nga ajo rrugë dhe një pjesë e rrugës “Joakim Kërçovski”, duke përfshirë objektet e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Turqisë, në Komunën Qendër.