Forcat izraelite kanë thënë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte
Forcat tona po zgjerojnë operacionet e tyre tokësore. IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, transmeton Telegrafi.
Duke folur për spitalin al Shifa, për të cilin IDF thotë se po përdoret si selia e Hamasit, ai thotë: “Autoritetet izraelite kanë ekspozuar sferën e nëndheshme”.
Ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme në Gaza dhe rrethinat e saj”, shton ai, duke u thënë qytetarëve të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.
More footage of heavy strikes on #Gaza pic.twitter.com/5EVnZcXkw3
— NEXTA (@nexta_tv) October 27, 2023