Struga Trim Lum ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin ofenziv, Valentin Koçoski.
Ky i fundit pjesë e kampionëve ishte për 4 vite të plota dhe në dy periudha të ndryshme, teksa së fundmi erdhi te struganët në verën e vitit 2021 nga radhët e Pelisterit.
Koçoski luajti edhe dy ndeshjet e para kundër Zhalgirisit në eliminatoret e Ligës së Kampionëve të këtij edicioni, ndërsa i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar gjithsej 79 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola.