Pas raportimeve të shumta për harxhimin e shpejtë të baterisë së Apple Watch, kompania amerikane ka konfirmuar ekzistencën e problemit, duke premtuar se përmes përditësimit të softuerit, do ta rregullojnë këtë problem.
Shpenzimi i shpejtë i baterisë duket se prek një gamë të gjerë përdoruesish të Apple Watch.
Këtu përfshihen modelet më të reja si Apple Watch Series 9, Apple Watch Ultra 2, si dhe modelet më të vjetra si Apple Watch Series 4.
Përdoruesit e prekur thonë se jetëgjatësia e baterisë së Apple Watch filloi të mbaronte në mënyrë jonormale pas përditësimit në watchOS 10.1 .
Përkundër premtimit, Apple nuk dha detaje të mëtejshme se kur do të dalë përditësimi.
Në rrjetet sociale janë publikuar numër i madh i ankesave të përdoruesve që kanë telashe me baterinë, derisa një përdorues thotë se bateria e Apple Watch Series 9, arriti që jetonte vetëm tri orë.
Kurse një përdorues tjetër, raporton se bateria e Apple Watch Series 7 u zbraz 25% në vetëm 30 minuta.
/Shqip.com