“Peace Festival”, Bardhi me video porosi: Mos mungoni, hajdeni krejt, na pret një super natë

Njëri nga yjet e estradës që do të marrë pjesë për herë të dytë në “Peace Festival”, është Bardhi, raporton indeks.mk

Këngëtari me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut nëpërmes një video-selfi ka lëshuar një porosi për të gjithë fansat e tij po edhe për të gjithë rininë e Shkupit dhe rrethinës.

Duke thënë se më 13 gusht në Sheshin Skenderbeu do të jetë një super natë, Bardhi ka thënë se askush nuk duhet të mungojë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë.

“Shqipet e Maqedonisë, me 13 gusht shihemi në Shkup, në Sheshin Skenderbeu, në “Peace Festival”. Hajdeni krejtë, mos mungoni, po na prêt një super natë”, ka thënë Bardhi në porosinë e tij.

Ndryshe, “Peace Festival” po organizohet për herë të dytë, në të njëjtin format u organizua edhe vitin e kaluar, në vigjilje të shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Këtë vit, përvec Bardhit, është paraparë të marrin pjesë yjet e mirnjohura të estradës si, Noyzi, Mc Kresha, Lyrical Son, Tuna, Yll Limani.

Ky manifestim, organizohet nga Ministria për Sistem Politik që udhëhiqet nga Artan Grubi, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministri i parë i RMV-së./indeks.mk/

https://www.facebook.com/reel/1011043473406182?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=0NULKw