Pendarovski shprehet pesimist në lidhje me ndryshimet kushtetuese

Edhe pse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut solli vendim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski u shpreh pesimist se këto ndryshime nuk do të ndodhin.

Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk do të ndryshojë qëndrimin dhe nuk do të votojë për këto ndryshime kushtetuese, për shkak se sheh mundësi për hyrje në Qeveri përmes kundërshtimit, apo bllokimit të procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam që nga të rrallët, për të mos thënë i fundit nga kjo strukturë që momentalisht është në pushtet i cili thotë se sipas deklaratave që vinë nga opozita momentalisht, është e qartë se nuk kemi dy të tretat. Unë nuk them se nuk ka diskutime me deputetë, por ajo që mund të shoh është se nuk shoh ndonjë mundësi për të ndryshuar disponimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Pendarovski.