Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, tha se rreth 500 milionë euro para janë të bllokuar në Kuvend, për shkak se nuk kalojnë ligjet, nga bllokimet të cilat i bën opozita.
“Ato janë para që do të hyjnë në ekonominë e Maqedonisë, e cila sot po mundohet nuk para në qarkullim. Ato para, do të merrni ju, do të merr shitësi, ato para do të sillen, dikush do të punësohet… bllokimi qëndron, Qeveria nuk bën asgjë. Nuk e kam dëgjuar shpjegimin e opozitës për këto”, u shpreh Penov.
Penov tha se problemi qëndron në atë se po të hyjnë këto para, do të ngjallet atmosferës dhe do të rritë rejtingun e Qeverisë.