Përçahet Besa e Gostivarit, Fadil Zendeli se bën “hesap”, Sedat Sulejmanin, bojkoton mbledhjen e konsolidimit të shtabit për zgjedhje

Dega e Lëvizjes Besa në Gostivarë ka kompletuar shtabin për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Për kryetar shtabi sipas informacioneve është emruar ish zëvendës minitri i arsimit, Arafat Shabani.

Ky lajm është shpërndarë në rrjetet sociale.

Por ajo që është simptomatike është se në këtë mbledhje sipas fotografive, ka munguar deputeti i zonës nga Lëvizja Besa, Fadil Zendeli.

Kjo mungesë e Zendelit ka edhe një arsye.

Sipas infoamcioneve tona, Zendeli ka bojkotuar mbledhjen në fjalë, po edhe organizimet tjera partiake për faktin se është mësuar që ai nuk do të jetë pjesë e listës së opozitarëve të VLEN në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Kujtojmë, Zendeli ishte kandidat i Lëvizjes Besa për zgjedhjet e fundit lokale në Gostivarë, në të cilat ai pësoi debakëll dhe morri një numër shumë të vogël të votave nga qytetarët e Gostivarit.

Kurse postin e deputetit e siguroi në zgjedhjet parlamentare ku s’bashku me Kasamin ishin pjesë e listës së LSDM-së nën slloganin “Mozeme”.