Kryetari i PDE-së, Arianit Hoxha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se në PDE kanë aderuar 100 aktivistë të Lëvizjes Besa, përfshirë disa nëndegë të partisë së Bilall Kasamit.
Me këtë rast Kasamit i këputen një krah i fort nga Tetova duke e lënë atë në mungesë së disa strukturave në prag të zgjedhjeve.
“Me kënaqësi të veçantë sot u takuam me mikun tim Rafiz Mejdia ku së bashku me gjithë mbështetësit e tij nga e gjithë Tetova vendosën që rrugëtimin politik ta vazhdojmë bashkarisht në PDE”, shkruan Hoxha.