Përfundojnë takimet e Kurtit me udhëheqësit evropianë

Kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ai është larguar nga objekti ku janë mbajtur takimet, por nuk është prononcuar për media.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.

Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur pas gjysmë ore për shkak se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me vonesë.

Takime të tilla si Kurti aktualisht po zhvillon ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”. /Telegrafi/