Përfundon protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit

Ka përfunduar protesta e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, e cila u organizua për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Përmbylljen e saj e ka bërë kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, duke i falënderuar protestuesit për pjesëmarrjen, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë protestë u përdorën mjetet piroteknike në drejtim të qeverisë si dhe u ngritën disa flamuj të bardhë, si shenjë e dorëzimit të kësaj qeverie.