Përgatitni vetë sprej shtëpiak për çarçafë: Shtrati juaj do të ketë erë të mrekullueshme çdo natë Përgatitni vetë sprej shtëpiak për çarçafë: Shtrati juaj do të ketë erë të mrekullueshme çdo natë

Çdo mbrëmje do të keni ndjesinë se po zhyteni në mbretërinë e aromave të këndshme, do të relaksoheni dhe do të lundroni në detin e ëndrrave.

Përgatitja është e thjeshtë dhe mund të përdorni vajra esencialë natyralë për të bërë një sprej që do ta spërkatni në jastëkë dhe çarçafë.

Në varësi të aromës që preferoni – nga aroma e detit, agrumeve, te lulet e pishës dhe livadheve – shtrati juaj do të ketë një erë dhe freski të mrekullueshme.

Ju duhet një shishe me spërkatëse, vaj esencial sipas dëshirës tuaj (nëse ju pëlqen një erë më e fortë, hidhni 30 pika dhe nëse ju pëlqen një erë më e butë, atëherë 20 pika), 100 ml alkool (ose alkool mjekësor) dhe 300 ml ujë të distiluar, transmeton Telegrafi.

Së pari, përzieni ujin e distiluar dhe alkoolin, më pas shtoni vaj esencial. Më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i hedhim në një shishe me spërkatëse.

Ne ju sugjerojmë kombinimin e vajit esencial të livandës dhe drurit të sandalit, i cili përdoret shpesh në praktikat e meditimit.

Gjithashtu, kombinimi i kamomilit dhe lules së blirit ju ndihmon të relaksoheni më shpejt dhe të çlironi mendjen tuaj nga mendimet negative.

Spërkatni shtratin tuaj dhe do të ketë erë sikur sapo e keni nxjerrë nga rrobalarësja. Ky ritual nuk është një zëvendësim për larjen klasike të çarçafëve, por vetëm një truk që mund t’i japë çarçafëve tuaj të pastër një aromë shtesë dhe t’ju japë një ndjenjë qetësie.