Policia i gjen 30 pako marihuanë tetovarit

Dje (09-gusht) në ora 19:20 në rrugën “114” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin B.J.(34) nga Tetova. Gjatë bastisjes në ambientet që ai përdor, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar 30 pako me marijuanë. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS