Me humbjen e Dritës nga Malisheva, skuadra e Ballkanit edhe zyrtarisht u shpall kampione e Superligës së Kosovës.
Në anën tjetër, punën e titullit Ballkani e mbylli me fitoren e sotme 2:0 ndaj skuadrës së Ferizajt, raporton KosovaPress.
Për Ballkanin ky është titulli i kampionit i dytë me radhë, pasi që e fitoi edhe sezonin e kaluar 2021/22