Profesoresha universitare Fatmire Lumani në panelin e diskutimit sot tha se kjo është një e drejtë që duhet të bëhet obligim në Kushtetutë që fituesi me fituesin të jetë gjithmonë nga të dy taboret.
Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik e ka më se të nevojshëm votimin e dyfishtë, u parashikua me Marrëveshjen e Ohrit, gjë e cila avancoi pozitën juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkundër asaj që ishte tejet diskriminuese, mund të themi më shumë se gjysmë shekullore. Kur bëhet fjalë për votimin e dyfishtë, kjo nuk është parashikuar si një obligim kushtetues, por është lënë si një e drejtë kushtetuese, fituesi i njërës parti të nacionalitetit që ka shumicë votash të koalicionojë me partinë tjetër, por do të ishte legjitime të koalicionojë me partinë fituese të bllokut të partive, ja siç janë shqiptare, të cilat janë fituese sepse atëherë do të kishim një pushtet legjitim. Mund të krijohet një pushtet legal, por jo legjitim nëse nuk e merr fituesin. Kjo është një e drejtë që duhet të bëhet obligim në Kushtetutë që fituesi me fituesin të jetë gjithmonë nga të dy taborret, nacionale flasim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Profesoresha Fatmire Lumani më tej shtoi se kur bëhet fjalë për votimin e dyfishtë, kjo nuk është parashikuar si një obligim kushtetues, por është lënë si një e drejtë kushtetuese.
Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe me Badenter në rastin konkret pra, në shumë institucione u mundësua edhe pjesëmarrja e shumë shqiptarëve. Çështja e legjitimitetit tek ne më shumë është politike dhe sociologjike sesa juridike, juridike do të ishte nëse parashikohej në Kushtetutë, gjë që duhet të bëhet për të mos patur raste siç kishim në të kaluarën.Në një demokraci të mirëfilltë të gjithë duhet të ndihen se janë legjitim për të udhëhequr me pushtetin sepse ai që nuk ka fituar legjitimitetin e popullit, pra atë shumicën nga të dy komunitetet mund të themi se uzurpojnë të drejtën e atyre që kanë fituar zgjedhjet. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet me votim të dyfishtë, pse mos të pyeten edhe nacionalitetet tjera, edhe çështja e ndryshimit të kufinjve edhe kjo duhet të bëhet me Badenter, pastaj aderimi apo ndarja nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, shpallja e gjendjes së luftës, çështje këto që janë shumë të rëndësishme, por me Badenter nuk janë të parashikuara, tha më tej Lumani.