Putini paralajmëron se konflikti mund të përhapet përtej Lindjes së Mesme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë në një takim me liderët fetarë rusë të besimeve të ndryshme se ishte e gabuar që gratë, fëmijët dhe të moshuarit e pafajshëm në Gaza po ndëshkoheshin për krimet e njerëzve të tjerë.

Sipas tij, “detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”.

“Përndryshe, përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërruese. Dhe jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Mund të përhapet shumë përtej kufijve të Lindjes së Mesme”. (AP)