Një përplasje e fortë dhe ngjarje kaotike ka ndodhur në një studio televizive në Kosovë.
Ish-i burgosuri politik nga Gjakova, Afrim Caka, i ftuar, i është kërkuar të largohej nga studio e ‘Debat Plus’-it prej drejtuesit të emisionit, pasi ai i tha analistit Astrit Gashi, se “i ke fjalët nga Serbia”.
Kaq ka mjaftuar që Gashi të humb toruan me Cakajn, të cilit iu kthye me një reagim impulsiv nga ofendimi dhe akuza e këtij të fundit.
“Qysh i kam llafet e Serbisë?”, shpërtheu fillimisht Gashi ndaj Cakajt, teksa shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.
Pas kësaj përplasje ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit, i cili kërkoi nga Caka që të lirojë studion.
“Zoti Caka, ma liro studion”, tha gazetari teksa kërkoi nga regjia që t’i mbyll mikrofonin.
Astrit Gashi u shpreh më tej se “Kjo mu më dhemb në zemër” dhe personit në fjalë, Afrim Cakës “kurrë në jetë s’ia fali”.