Qytetarët në kërkim të freskimit, pishinat të stërmbushura

Ndërkohë që zhiva e termometrit vazhdon të mbetet rreth 40 gradë Celsius, shumica e qytetarëve për t’u përballur me të nxehtin freskohen nëpër pishina… ( Atmosferë)

Por pavarësisht temperaturave ekstrem të larta që kanë përfshirë përnjëherë vendin, frekuentimi i pishinave është mesatarë, thotë pronari i njërës prej pishinave të kryeqytetit. Sipas tij ditëve të punës numri i vizitorëve shkon nga 100 deri në 150 persona, ndërsa problem paraqet interesimi i madh i qytetarëve që vizitojnë pishinën gjatë vikendit, ku numri arrin deri në 500 persona, ndërkohë që kapaciteti i pishinës është deri në 300 persona.

“Po ka deri 400-500 persona të dielën, ka shans që mbërrijnë por kjo është e tepërt, se është numri i kufizuar, nuk duhet ta tejkalojmë atë numër, se atëherë nuk është relaks, por njëfarë stresi për të dyja palët, si klientelës si anës tonë, megjithëse nuk ka pasur asnjë aksident ka qenë në rregull, megjithëse kur del numri për së tepërmi i madh, del edhe prej kontrollës. Por në përgjithësi është vërtetë një kënaqësi…Puna është që niveli i higjienës, nëse bëhet numër ma i rritur i personave që hyjnë në pishinië, nuk mund të jetë niveli edhe i shërbimit, edhe i barit edhe I restoranit, edhe I vendeve higjienike, toaliteti, domethënë nevojitet angazhim më I përforcuar në vikend se sa Brenda ditëve të javës”, tha Dino Berisha, pronar pishine.

Berisha thotë se bëjnë ndërrimin e shpeshtë të ujit, pastrojnë dhe mundohen që të respektojnë të gjitha standardet e nevojshme për mirëmbajtjen e higjienës, por nënvizon se për të qenë higjiena në nivelin e duhur,  nevojitet bashkëpunim edhe nga ana e qytetarëve.

“Edhe pse janë turistët që vijnë prej shteteve të huaja, prap koncentrohemi te klientela këtu se këta I kemi non-stop. Dushet obligative para se me hy në pishinë dhe pas pishinës, të respektohet higjiena, higjiena, se këto janë vende delikate, dhe edhe uji edhe higjiena në përgjithësi duhet të jetë më e lartë… Është një fenomen këtu në Shkup që edhe tradita e pishinave është pak një traditë që nuk e kemi për zemër që qytetarët e rrespektojnë rregulloren e pishinës, nuk aplikohet 100 për qind nga klientela, tash nuk mund të jem personi adekuat që non stop të them duhet të pastroheni, ajo është vetë nga natyra, është pak si problem por në përgjithësi ja arrijmë…”,u shpreh Dino Berisha, pronar pishine.

Për shkak se disa nga qytetarët tashmë ndodhen nëpër pushime, ndërsa një pjesë e qytetarëve për t’iu shmangur temperaturave shumë të larta nuk preferojnë daljen në diell, këtë vit numri i vizitorëve të kësaj pishine është për 50 për qind më i ulët. /alsat.mk