Qytetari refuzoi Becin dhe Spahinë, shkroi emrin e Luizit në fletëvotim për kryetar Bashkie në Shkodër

Benet Beci u votua nga shumica e shkodranëve për të qenë ai qytetari i parë në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë që edhe kandiati tjetër, ai i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia mori një numër të konsiderueshëm votash.

Por ka patur edhe nga ata qytetarë që nuk preferuan asnjërin nga dy kandidatët, duke shtuar në fletën e votimit atë që ata do të donin të ishte kryetar Bashkie i Shkodrës.

Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci arriti të mposht kryetarin aktual të kësaj bashkie, Bardh Spahia në zgjedhjet e së dielës.