Qyteti i Shkupit do të ndihmoi KF Vardarin me para.
Ky vendim erdhi pasi shumica e asambleistëve votuan në këshillin e qytetit për përkrahje financiare ndaj këtij ekipi.
Lidhur më këtë vendim kanë reaguar menjëherë tifo-grupi Shvercerat – Shkup, të cilët e kanë cilësuar të njejtin si vendim jo të drejtë, madje ata potencojnë se më këtë veprim po bëhet keqpërdorim i tatimeve të qytetarëve.
Reagimi i plotë:
REAGIM!
Shvercerat Shkup reagojnë dhe dënojnë ashpërsisht vendimin e qytetit të Shkupit për ndihmën financiare të klubit më të dobët të qytetit. Duke patur parasysh se FC SHKUPI po e përfaqëson qytetin as edhe një ndihmë minimale nuk i’u është dhënë gjatë këtyre viteve sidomos për ndeshjet europiane ku siç dihet janë paguar shuma të mëdha për të luajtur në stadiumin e qytetit.
Qyteti Shkup funksionon me anë të tatimeve që ne paguajm për një qytet të pastër, urban e jo që të hollat tona të shkojnë për mbeturinat e sistemit dhe politikës.
Andaj kërkojmë që ky vendim të shqyrtohet dhe nëse ndodh një gjë e tillë le të përgatitet i gjithë qyteti për pasoja.
Shëndet,
Ushtria BARDHË E KALTËR
Ndryshe, sipas informacioneve të plasuara dje në mediat vendore, duke edhe rreth 14 komuna të tjera duan ta ndihmojnë Vardarin me paratë e taksapaguesve.