Rama takohet me Macron, Erdoganin, Melonin dhe Blinken

Praninë e tij në punimet e samitit të NATO-s që po i mban punimet në Vilnus të Lituanisë, Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të zhvilluar edhe një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës.

Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.

Kryeministri Edi Rama pati një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.