Rami Mislimi: Zv. Kryeministër si Artan Grubi nuk do të ketë më asnjëherë

Shkruan: Rami Mislimi

Pavarësisht rethanave politike, apo hyrjes së VLEN-it në qeveri një gjë është e sigurtë:

Kurrë më shqiptarët nuk do të kenë një zv/kryeministër si Artan Grubi.

Ai na bëri ta ndjejmë fuqinë institucionale si shqiptarë, fuqinë e një kryeministri të vërtetë për shqiptarët dhe fuqinë e një njeriu ta palodhur për shqiptarët.

Përkushtimi, guximi dhe vendosshmëria e tij, jo që hapi shumë arka të mbyllura që as në ëndërr si kishim parë, por ata u bënë realitet.

Ai hapi çdo dyerë të shtetit dhe çdo shqiptarë thoshte: Këtë punë vetëm Grubi e sosën, kjo ishte krenari shqiptare.

Çdo kush që mund të vij pas tij, mund të ketë guximin, por fuqinë jo, mund të ketë dëshirën, por realitetin jo.

Sot nuk kemi më një shqiptar si Grubi që kryenë punë, por kemi një kryeministër “Mickovski” që do kollitet për çdo punë, madje edhe për ne shqiptarët.

Historia do të shkruaj se sa të fuqishëm isshim, sa jemi sot, e sa do të jemi nesër.

Andaj sot kur flasim, afër nesh punohet me intesitetin më të madh për tu lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kjo do të mbahet mend, gjeneratë pas gjenerate, sepse rruga që do të ecim çdo ditë për në Shqipëri do të mbajë vulën e Artan Grubit!

Tjerat “muhabete” janë llafe çajtoresh!