Reagim i Dаutit: Cilat janë kriteret e Snezhana Kamilovska Trpovskës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit?!

Një ortek reagimesh ka shkaktuar propozimi për anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por për arsye të ndryshme, si nga anëtarët e komisionit vlerësues ashtu edhe nga kandidatët. Mes tyre që ka reaguar është edhe gazetari Daut Dauti, i cili kundërshtoi kriteret e përfaqësuesve të sektorit joqeveritar, te të cilët siç thuhet në reagimin e tij, ka hasur në një zhvlerësim total të kandidaturës së tij, duke marrë 7 ose 10 pikë nga 100 të mundshme. Ndryshe nga përfaqësuesit e sektorit civil, anëtarët tjerë të komisionit nga radhët e LSDM-së, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, ka marrë pikë maksimale nga 100 gjegjësisht 97. Ndërkaq anëtarja e VMRO-së, ka dhënë një të tretën e pikëve të mundshme.

Ky është reagimi i plotë i Dautit, i cili i drejtohet Snezhana Kamilovska-Trpovskës, e cila ka pasur vërejtje në “harmonizimin” e qëndrimeve të përfaqësuesve të partive politike te shumica e kandidaturave:

“Sot është publikuar lista e propozuar me kandidatët më mirë të renditur për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe natyrisht, siç pritej, shumëkush ishte i pakënaqur. Në mesin e të pakënaqurve kam qenë edhe unë, sepse “pothuajse” për pak nuk më kishin propozuar. Pakënaqësia ime është një përzierje kënaqësie që disa anëtarë më kanë vlerësuar me notat maksimale, dhe pakënaqësi për zhvlerësimin ekstrem të bekgraundit tim intelektual dhe profesional nga anëtarët e tjerë. Dhe këtu u gjenda në një pikë kontakti me pakënaqësinë e një anëtari, në fakt dy, të cilët me të drejtë mund të dyshojnë në “pajtueshmërinë” e deputetëve midis përfaqësuesve të grupeve parlamentare, por ata vetë kaluan në një ekstrem tjetër me votat e tyre. Snezhana Kamilovska-Trpovska nga sektori i shoqërisë civile, e cila, siç po e shohe ka veçuar mendimin e saj, sipas asaj që u raportua në media ka deklaruar (citoj): “Kandidatët që treguan njohuri të shkëlqyera të fushës, gatishmëri për të dhënë një përgjigje direkte dhe energjike dhe me kompetenca të shkëlqyera, nuk u vlerësuan mirë nga anëtarët e tjerë”. Nga sa u tha më sipër, mund të nxirret një përfundim logjik se, ndryshe nga përfaqësuesit e partive, ajo i vlerësoi kandidatët në mënyrë më realiste, pra sipas kritereve të vendosura, që do të nënkuptonte, për shembull, të jetë shembull, reper, për të tjerët.

Por në pikët që ka dhënë për kandidaturën time, më së shumti shihen kriteret e saj “të qëndrueshme” dhe “të drejta”, nga 100 pikët e mundshme, ajo më kishte dhënë “maksimumin” – 7!!! Ajo mund të kishte pasur një gjykim subjektiv për mos performancën e duhur në intervistë, nuk kam asgjë për t’i thënë. Por le të shohim: për arritje në luftën kundër korrupsionit nga 40 të mundshme, ajo më kishte dhënë 3, ndonëse asaj, si të tjerëve, iu prezantua një biografi me mbi 20 vjet përvojë gazetareske, kështu që nëse nuk mund të gjykonte se kontributi im ishte jo per 40, të paktën për nja 10-15 ia vlente, apo jo?! Në kategorinë e prezantimit të kandidatit, nga 20 të mundshme, ajo më dha vetëm një pikë! Prezantimi? Me çfarë është dashur? Supozoj se duhej të ofroja një lloj profil me të dhëna biografike, angazhime profesionale etj. Për autorin e 15-16 veprave (letrare dhe publicistike), për fituesin e dy çmimeve të larta gazetareske, vetëm 1 pikë, drejtësi vërtetë brilante, për t’ia pasur zili të gjithë! Përfaqësuesi i dytë i sektorit joqeveritar, Nikolla Dodov, ka shprehur qëndrim të ngjashëm, që ngapak ngjan me një njëmendjesi. Natyrisht, ata nuk lexojnë ose nuk kanë lexuar asgjë nga vogëlsia ime si gaztar, e për poezinë, tregimet dhe llojet e tjera të veprave, nuk është aq e rëndësishme. Përballë tyre kanë pasur dhe kandidatë të eksponuar si partiakë, por kuadri i cilësparti isha unë? Komiteti i Helsinkit, anëtar i të cilit kam qenë unë, apo Komiteti tjetër i Helsinkit i Qytetarëve, QMMK Toleranca… nuk janë të regjistruara si parti. Për ta nuk ka aspak rëndësi që unë nuk kam qenë kurrë anëtar i një partie të caktuar politike, dhe mjafton të kërkojnë në Google diçka nga puna ime e kaluar dhe ata do të kishin gjetur ndonjë të dhënë për mënyrën se si i trajtoja problemet që i trajton edhe Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, nëse kam mbrojtur apo sulmuar dikë pa bazë, apo çfarë qëndrimi kam pasur për çështjet e përgjithshme socio-politike, etnike, fetare dhe civile, ku supozoj se fshihet “lepuri”, për çka qartë dhe publikisht e kam thënë qëndrimin tim.

Një shembull vërtet zhgënjyes i keq se si disa anëtarë që sulmojnë të tjerët për marrëveshje politike, sillen vetë përtej çdo kriteri.

Daut Dauti, kandidat për anëtar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit