Reagime ndaj iniciativës se Mickoskit: Përpjekje e kotë për zgjedhje të përkohshme!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski bëri thirrje për një takim liderësh me të vetmen pike ne r nd dite, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi tha se partia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj rreth ndryshimeve kushtetuese.

Deputetja e BDI Fisnike Bekteshi Shaqiri u shpreh se ky qëndrim i VMRO-së është një ndëshkim ndaj popullit, e sidomos ndaj të rinjve. Këtë mendim e ndan edhe analisti politik Sefer Selimi, i cili këto qëndrime të VMRO-DPMNE-së i pa si stretegji të tyre të cilat po e dërgojnë vendin në vetëizolim.

Deputetja nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Fisnike Bekteshi Shaqiri, u shpreh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje e problemit, por votimi i ndryshimeve kushtetuese është rrugëdalja e vetme që do të hapi kapitullin e ri për Maqedoninë e Veriut. Ajo gjithashtu theksoi se është koha e të vepruarit në kohë dhe t’u japim dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese.

“Ne, deputetët jemi zëri i popullit dhe zëri i tyre duhet dëgjuar!
Po pyes opozitën maqedonase, a kështu doni ta ndëshkoni popullin ,sidomos të rinjtë, fëmijët tuaj ,me mosvotimin e ndryshimeve kushtetuesese?
Nëse aq shumë thoni që doni ta mbroni gjuhën tuaj maqedonase, atëherë përse nuk e votuat, ju VMRO-DPMNE Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase?
Faktet flasin më shumë se fjalet tuaja boshe!
Nuk kemi shtet rezervë! T’i thirrin mendjes dhe të votohen sa më shpejtë ndryshimet kushtetuesese”, tha Shaqiri.

Për deputeten Shaqiri jane fjalë boshe dhe arsyetime të kota, zgjedhjet e parakohsme dhe diktati bullgar, sepse nuk ka as diktat bullgar dhe nuk do ketë as zgjedhje te parakohshme.

“Të mos mendojmë si të fitojmë pushtetin por të punojmë për shtetin! VMRO DPMNE më shumë i kushton rëndësi rejtingut tek publiku tashmë i irrituar, se sa që i kushton rëndësi të ardhmes së këtij vendi. Të mos ju vret brejtja e ndërgjegjës në të ardhmen por shtypeni sustën “për” ndryshimet kushtetuese dhe t’ua kthejm shpresën dhe një të ardhme me vlera evropiane fëmijëve tanë sepse ua kemi borxh t’ua sigurojmë një jetë më të mirë. Fati i shtetit tonë është në duart tona”, tha Shaqiri.

Analisti politik Sefer Selimi u shpreh se VMRO-DPMNE është duke përdorur strategjitë e mëparshme të cilat një herë i dhanë fitore ndaj të gjitha kushteve të cilat vareshin edhe partitë e tjera, por kjo strategji tani eshte duke e dërguar atë në vetizolim.

“VMRO-DPMNE krijoi një strategji për të “rritur pazarin” për mbështetjen eventuale për ndryshimet kushtetuese. Strategjia e cila në fillim dha rezultate dhe VMRO-DPMNE fitoi të gjitha kushtet të cilat vareshin drejpërdrejtë nga partitë qeveritare, ajo vendosi të vazhdojë edhe më tej me të njëjtën strategji e cila tani siç duket është duke e shtyrë drejt vetizolimit dhe me këtë duke e vendosur në përplasje të drejtpërdrejtë me konceptin për stabilitetin dhe infrastrukturën e sigurisë jo vetëm të RMV-së por edhe të rajonit dhe panevropiane. Siç duket Mickovski e ka kuptuar pozicionin në të cilin e shtyn partinë por edhe shtetin, por tani duke i konsumuar mesazhet dhe porositë e drejtpërdrejta që i ka marrë në rast se e bllokon procesin integrues kërkon të gjejë arsyetime shtesë në rast se vazhdon me të njëjtën strategji. Prandaj, si mbrojtje paraprake duhet patjetër të krijoj armiq imagjinar dhe te vendoset në pozicionin e viktimës nëse në një moment një pjesë e partisë dhe deputetëve vendosin ta braktisin këtë qasje destruktive të tij”, tha Selimi