Real Madrid edhe më afër talentit turk

Real Madrid në ofertën për Arda Guler në drejtim të Fenerbahçe, ka përfshirë edhe bonuse, duke arritur në shifrën e 20 milionë euro, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Kjo është oferta e dytë në drejtim të gjigantit turk nga spanjollët, duke përmbushur kërkesat e paraqitura nga hera e kaluar.

Në anën tjetër, sipas medieve turke, përfaqësuesit e Guler kanë shprehur pëlqimin që mësfushori 18 vjeçar ta vazhdojë karrierën tek Real Madrid.