Reshjet e shiut vërshojnë tendat në strehimoret e OKB-së në Gaza

Njerëzit që strehohen në shkollat e OKB-së po përballen tani me një problem të ri pasi tendat kanë filluar të fundosen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Në disa incizime shihen imazhe të ujit të shiut që mbush një tendë dhe disa duhet të grumbullojnë sendet e tyre për t’i mbajtur ato të mos lagen, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Një burrë në kampin e OKB-së në qytetin Rafah, në jug të Gazës, bëri thirrje që të ketë ndërhyrje urgjente pasi njerëzit tashmë po vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, energjisë elektrike dhe nevojave të tjera.

“Nëse fëmijët tanë nuk vdesin nga lufta, ata do të vdesin nga i ftohti i dimrit dhe uria,” tha ai.

“Egjipti nuk është në gjendje të hapë vendkalimet, kombi arab është bërë i dobët me amerikanët dhe izraelitët, ne jemi të lodhur dhe [nuk] shpëtojmë sa duhet,” shtoi ai.