Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ditën e djeshme është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin e qarkores në Tetovë.

Rexhepi shkruan se ky projekt do të kaloj përmes nyjes Trebosh-Neproshten, Zhelinë, Tearcë dhe Tetovë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e transportit dhe lidhjeve sot lëshoi leje ndërtimi për ndërtimin e qarkores në Tetovë përmes nyjes “Trebosh” deri Neproshten – faza 1 komuna e Zhelinës, komuna e Tearcës dhe komuna e Tetovës.