Rezervat devizore në fund të qershorit të këtij viti arritën në 4,189,7 milionë euro dhe krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 15 milionë eurosh, njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (65.9%), pas çka pasojnë valutat dhe depozitat (24.9%) dhe ari monetar (9.2%).