Rina Ajdari: Kërkojmë mbështetjen e popullit që ti japim goditjen e fortë VMRO dhe vazalëve të tyre në taborin shqiptar

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim koferencë për media ka mbajtur deputetja aktuale e BDI-së, njëherit kandidate për deputete nga Fronti Europian, Rina Ajdari e cila tha:

“Çdo parti ose koalicion ka për qëllim të mer bekimin e votuesit të vet e më pas të flet në emër të atyre votave.Por çfar po shohim koalicioni Vlen po kërkon bekimin e Mickoskit për të qenë pjesë e qeverisë.Kanë haruar nga kush i kan marë votat më 24 prill dhe ka kush presin ti marin më 8 Maj”- theksoi Ajdari.

1180x200

Më tej Ajdari tha se kjo si duket për koalicion Vlen nuk ka aspak rëndësi por si duket gara mes Liderëve të Vlen është se cili është më i pëlqyeri i Mickovskit. E ky i fundit nuk ka tubim që nuk ju thur vajrgje lavdie Liderëve të Vlen.

Ajdari pyet: Nga buron gjith kjo dashuri? Pse i pëlqen aq shum? Cfar premtimi i kanë dhënë?

Deklaratat e Mickovskit se ai do të përcaktoj se kush do përfaqësoj në qeveri, Ajdari e quan situat shum të tmershme. A po kthehemi në kohën kur shqiptarët kan qen të përjashtuar nga sistemi, dhe gjithçka për ta është vendosur në komitetin e partisë në Beograd, dhe në qendrat tjera që për qëllim kanë pasur nënshtrimin dhe përbuzjen e shqipëtarëve?

“Kur përmendim Beogradin na kujtohet që Mickovski është lideri i vetëm në rajon që feston fitoren e Vuçiçit në zyrat e tij në Beograd, gjuthashtu është një ndër liderët e vetëm që ka ngrit dolli dhe ka festuar fitoren e Urbanit në Hungari, kur e gjith Europa e ka anashkaluar duke pasur parasyshë lidhjet e tij me Rusinë. Sikur të mos mjaftonin këto arsye, edhe mbrenda vendit tashmë dhe me marjen e dy ministrive në qeverinë tektike, VMRO- ja ka filluar me avazin e vjetër me frigësimin, rahjes dhe konstruimit, të rasteve të ndryshme” – tha ndër të tjera Ajdari.

Ajdari ndër këta raste përmendi arestimin e gazetarit Furkan Saliu i cili u arestua dhe u dhunua nga policia e Maqedonisë së Veriut, duke bërë spektakël të pa nevojshëm, por dhe rastin që dy ditë më parë në Hasanbeg u rahën dhe malltretuar na tifogrupi komitët që gjenezën e tyre e kanë në VMRO-DPMNE.

” Ende i kemi të freskëta kujtimet se çfarë kanë përjetuar shqiptarët nga këta praktika të dhunës që sistematikisht janë përdorur nga këta grupe.Dje nga një tubim partiak në Kumanovë, kandidatitja për president nga VMRO Gordana Siljanovska, tha që nëse fiton zgjedhjet do të angazhohet për krijimin e një tribunali special për luftën e 2001, që targeton gjith ish luftëtarët e UÇK-së, dhe shqiptarët në përgjithësi. Edhe pas gjith këtyre çështjeve të lartëpërmendura, liderët e Vlen me vazalitetin më të madh, po i nënshtrohen VMRO-së, madje duke e përmendur në çdo aktivitet partiak se do ti mer Mickovski në qeveri, dhe të gjitha këta i përmendin me krenarinë më të madhe”- theksoi Ajdari.

Ajdari tha se populli i dënoi më 24 prill, por më 8 maj do të marin goditjen dhe më të fortë që as në skenarin më të keq nuk e kan paramenduar.

” Fronti Europian do të vazhdojë të qëndrojë në ballë të interesave kombëtare shqiptare dhe të gjitha komuniteteve në vend, që të gjithë të ndjehen të barabartë në shtetin tonë të përbashkët.Nuk do të lejojmë asnjëherë që shqiptarët, të ndihen të diskriminuar, të frigësuar dhe të pa përfaqësuar.Ne si Front Eurpian, kërkojmë mbështetjen masovike të qytarëve që të vazhdojmë rrugën e integrimeve, të përaqësojmë interesat e shqipëtarëve dhe të komuniteteve të tjera dhe me këtë tju japim goditjen më të fortë VMRO-së dhe vazalëve të tyre në taborin shqiptarë”- përdundoi Ajdari.