Romeu, përforcimi i tretë i Barcelonës

Barcelona ka sjellë një tjetër transferim në tregun e kësaj verë.

 

Katalonasit kanë konfirmuar transferimin e Oriol Romeu nga Girona.

Pas Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez, Romeu është përforcimi i tretë i kësaj verë tek “Blaugranat”.

Romeu në sezonin e fundit, shfaqi formë të lartë tek Girona duke ndezur interesimin e Barcelonës.

Ai do të jetë zëvendësues i Sergio Busquets, ky i fundit tashmë i është bashkuar Inter Miamit në MLS.

Barcelona ka konfirmuar në faqen zyrtare se “Romeu ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare me klubin dhe ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro”