Rrahje mes të fejuarve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një rrahje mes një çifti të fejuar ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë, derisa e dyshuara është e mitur nga Kosova.

“I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./21Media