Rrëfim tronditës i tetovarit që shpëtoi nga sulmi i qenve endacakë/ Mezi e nxora kokën gjallë në mes të ditës

Ishte e tmerrshme, ma hodhën ushqimin në tokë, për fat kjo i shpërqendroi, përndryshe do të isha bërë copë-copë, thotë Stojçe Delevski, tetovarit i cili deklaroi se ishte sulmuar nga njëzet qen endacakë.

Ai mbante ushqim për një të moshuar dhe duke kaluar pranë fushës së tenisit, vendi i ish qendrës sportive, u pikas dhe u sulmua nga qentë endacakë. Më shpëtoi ushqimi që mbaja, thotë ai.

“Duke ecur përgjatë shtegut pranë fushave të futbollit dhe tenisit në ish-qendrën sportive, një grup prej rreth 20 qensh mu lëshuan, ishte e tmerrshme. Nje turme qensh lihte, zagare, endacake dhe po te kapin do te bejne copa. E fundit që kujtoj është se ata kafshuan një fëmijë. Është raportuar në 112, e kam raportuar vetë. Unë jam polic pyjor dhe diçka duhet bërë sepse të tjerë do të kafshohen, do të shqyhesha por mbaja ushqim ne dore per nje te moshuar dhe ushqimi me derdhet ne toke me mire u derdh ne toke u hutuan qente filluan te hane e nuk me kafshuan, mezi shpëtova. Diçka duhet bërë sepse të gjithë jemi prindër, përndryshe do të duhet të organizohemi, ta marrim përsipër dhe të gjejmë një mënyrë për t’i kapur në ndonjë strehë”, thotë Stojçe Delevski.

Në anën tjetër komuna dhe Bilall Kasami vetëm premton se është në horizont zgjidhja e problemit të qenve endacakë dhe për këtë tashmë janë miratuar fondet nga buxheti i komunës por asnjë vepër konkrete.