Ngritja e nivelit të bashkëpunimit ruso-kinez nuk është diçka e re për ne dhe rajonin sepse, si gjeopolitikë për ndikim e kemi të njohur qysh më herët, thotë analisti politik Albert Musliu.
Sipas tij, BE-ja pati rol të mirë duke u treguar unike me sanksionet ndaj Rusisë, kur kjo e fundit sulmoi Ukrainën. Mirëpo sipas analistëve, tash është e rradhës që Bashkimi Evropian të dëshmohet me vepra në raport me Ballkanin Perëndimor.
“Po tash çka duhet të bëjë Unioni Evropian? Përveç këtij uniteti, mendoj se janë vetëdijësuar t’i bëjnë së paku dy sende: të dinë edhe të shpërblejnë por edhe të penalizojnë. E dyta, që është me rëndësi ështëe që BE-ja ndaj shteteve në Ballkan të jetë më korrekt, t’i plotësojë deytrimet dhe obligimet që i merr. Mos harrojmë se çdo mospërmbushje nga pala evropiane e hap terrenin për ato lajmet e rrejshme dhe dezinformatave që i promovonte shteti rus dhe kinez në dekadën e kaluar”, u shpreh analisti politik Albert Musliu në një prononcim për TVM2, përcjell PRESSonline.mk
Ngritja e partneritetit ruso -kinez po vëzhgohet me interes nga liderët perëndimor. Ata shqetësohen se kjo lidhje sinjalizon marrëdhënien më të ngushtë midis Pekinit dhe Moskës dhe si mundësi për të shtrirë strategjinë e përbashkët gjeopolitike në nivel ndërkombëtar.